Digjen dy vetura të familjes së Sabit Gecit

Persona të panjohur kanë djegur dy vetura të familjes së Sabit Gecit. Njëra veturë e tipit Audi pronë e Sabit Gecit dhe një tjetër BMW e vajzës së tij janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur dy të rinj të maskuar, sic shihen në kamerat e sigurisë, i janë ofruar veturës së Gecit e kanë lyer me benzin dhe ia kanë futur flakën në kohën kur familja Geci ishte në gjumë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka parë kamerat e sigurisë, e ka cilësuar këtë akt si zjarre vënie të qëllimshme. Një përgjigje policia ka thënë se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.