Digjet makina e shefit të krimeve, detajet e para

Është djegur gjatë mbrëmjes së djeshme makina e shefit të krimeve Gentjan Shehu.

Automjeti tip “Ford” ka qenë i parkuar poshtë pallatit, ndërsa sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodh7ur rreth orës orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë.

“Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qënë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.

Në vëndngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(difekt elektrik)”, ka njoftuar policia.