Digjet një shtëpi në Komunën e Prishtinës

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri është përfshirë shtëpia e një qytetari të fshatit Bërnicë e Epërme.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.