Digjet një shtyllë elektrike në Tavnik, policia vonohet (VIDEO)

Një shtyllë elektrikë në Tavnik të Mitrovicës, ka marrë flakë, njofton Klan Kosova.
Sipas faqes “Jepi Zë” në Facebook, ku u publikua edhe një video, policia dhe zjarrfikësit janë vonuar një orë derisa kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Deri  tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për shkaqet e djegies.