Digjet shtëpia nga oxhaku, 10 fëmijët pa prindër mbesin pa kulm mbi kokë

Shtëpia dy katëshe e familjes Bytyçi nga fshati Kërvasari e komunës së Malishevës është djegur mëngjesin e së shtunës. 10 anëtarët e saj që janë të papunë dhe ballafaqohen me probleme të tjera të natyrës shëndetësore kanë mbetur pa kulm mbi kokë, kjo për shkak të zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre.

Dyshohet se prej oxhakut iu vu flaka katit të dytë të shtëpisë dhe kulmit. Shtëpia është shkatërruar në tërësi ndërsa askush nga banorët nuk ka pësuar lëndime trupore- ata po strehohen te familjarët e tyre në fshat. Komuna u ka premtuar zgjidhje.

Janë dhjetë vëllëzër e motra nga mosha 35 vjeçare e poshtë që kanë mbetur pa shtëpi, mëngjesin e ditës së shtunë. Atyre u kanë vdekur prindërit kohë më parë, të gjithë janë të papunë ndërsa një prej anëtarëve të saj vuan edhe nga epilepsia. Shtëpia u djeg prej zjarrit që dyshohet se është shkaktuar nga një oxhak.