Digjet vetura në mes të rrugës në Prishtinë: Policia tregon se a ka të lënduar

0
221

Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, përkatësisht në lagjën që njihen si ‘Te Qafa’, ndërsa nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar nga djegia e veturës.

“Sot rreth ores 08:00 , kemi pranuar informaten per nje incident zjarri ne rrugen UÇK, ne Prishtine, ku eshte djegur nje veturë. Zjarri eshte lokalizuar nuk ka persona te lenduar”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, saktësisht të dielën, është djegur edhe një veturë tjetër në Prishtinë.

Siç u konfirmua edhe nga Policia, automjeti ka pasur defekt dhe se zjarri nuk është vënë nga ndonjë person përreth.