Dimal Basha me gjuhë nxitëse ndaj gazetares: Në RTS munden me pas shqetësim veç Asociacionin, në RTK nuk duhet të jetë…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka cilësuar pyetjet e gazetares së RTK-së rreth çështjes së Asociacionit si diçka që do të ishte shqetësim vetëm i Televizionit Publikt të Serbisë dhe temë që s’duhej të ngrihej si shqetësim në RTK.

Gazetarja e RTK e ka cilësuar një gjuhë të tillë si fyerje për të duke i thënë deputetit të pushtetit, se Asociacioni s’është interes as i RTK e as i saj personal, por kërkesë e aleatëve në kuadër të procesit të dialogut.

Basha ka vazhduar me qasjen e tij arrogante ndaj gazetares së televizionit publik, duke i thënë se “pse po e bon temë apet a keni me e bo Asociacionin”, meqë ka folur njëherë për punën e marrëveshjes me Serbinë.

Kjo gjuhë dhe qasje e deputetit të pushtetit ndaj një gazetareje, vjen pikërisht në Ditën e Lirisë së Medias dhe ditës kur Kosova ka pranuar një prej vlerësimeve më negative nga Reporterët Pa Kufij, me një rënie prej 19 vendeve.

Lini një Përgjigje