Distria e fiton me ippon luftën e parë dhe kalon në çerekfinale në Antalia

0
335

Distria Krasniqi ka siguruar kalimin në çerekfinale në Grand Prixin Antalya.

Xhudistja nga Kosova e ka fituar luftën e parë në Antalia ndaj turkes Gulkader Senturk, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Rrethin e parë Krasniqi në këtë Grand Prix e ka kaluar pa luftë, ndërsa në sfidën e parë drejt rrugës për në çerekfinale e ka mposhtur me ippon garuesen Gulkader Senturk, shkruan lajmi.net.

Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të takohet me fituesen e takimit mes serbes ANDREA Stojadinov dhe kinezes Yao Xiong.

Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova që po merr pjesë në këtë Grand Prix.