Dita e shqiptarëve: Shënoi gol edhe Përparim Hetemaj kundër Milanos (Video)

0
450
Chievo është mposhtur sonte nga Milani me rezultat 1-2 në stadiumin ‘Marcantonio Bentegodi’ në Veronë
Në ndeshjen e zhvilluar në Serie A, një gol e ka shënuar Përparim Hetemaj, por që nuk mjaftoi për t’ia siguruar një pikë klubit të tij.
Lucas Biglia shënoi golin e parë për Milanin në minutën e 31-të, kurse Hetemaj shënoi golin e barazimit (41’).
Ndërsa, goli i epërsisë për Milanin erdhi në minutën e 57-të nga Krzysztof Piatek, i cili po shkëlqen me ekipini e Milanos.
Milan është në pozitën e tretë në renditjen tabelare me 51 pikë, kurse Chievo është e fundit me vetëm 10 pikë.

Goli i Hetemajt:

Të gjithë golat e ndeshjes: