Dobitë e gjumit të ditës

Sasia e gjumit të nevojshëm të pasditës është individuale ashtuqë dikush do të pushojë me vetëm 10-15 minuta gjumë, kurse dikujt i nevojiten dy deri tri orë.

Në çdo mënyrë është më se i dobishëm për organizmin
Një orë gjumë pas drekës e mban trurin pesë vite më të ri, tregojnë shkencëtarët të cilët i kanë vëzhguar 3000 Kinez të moshes mbi 65 vjet, mes të cilëve 60 % të tyre çdo ditë pas dite kanë fjetur 30 deri 90 minuta.
Të testuarit të cilët kanë fjetur fiks një orë i kanë zgjidhur më saktë detyrat themelore matematikore dhe testet e memories nga grupi kontrollues, kurse te të tjerët nuk është vërejtur kurrfarë ndryshimi, ashtuqë përfundimi i ekspertëve është se pushimi i pasditës duhet të zgjasë një orë.
5 arsye kryesore për gjumin e pasditës
– do të çlodheni
– zvogëlohet ndjenja e lodhjes
– zmadhohet zgjuarësia dhe koncentrimi
– disponim i përmirësusr
– jemi më të efektshëm: reagojmë më shpejtë në nevojën për të bërë diçka dhe kemi kujtesë më të mirë.

Lini një Përgjigje