Doktori kosovar i dhuron 110 palë pajisje mjekësore QKMF-së, në Klinë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë, sot ka pranuar një donacion prej 110 palë pajisje mjekësore nga doktori Ukë Berisha, të cilat do të përdoren nga stafi mjekësor dhe nga punëtorët të cilët janë angazhuar për dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve publike dhe private.

Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka shprehur falënderim ndaj doktorit Ukë Berisha për këtë donacion, i cili do të ndihmojë në mospërhapjes e virusit dhe rritë kujdesin ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të angazhuar për dezinfektim të qytetit.

Kujtojmë që Klina ka 6 ditë që është e izoluar pasi që një italiane që kishte ardhur për të punuar si vullnetare në një kamp në këtë komunë, doli me pozitive me virusin korona./Indeksonline

Lini një Përgjigje