Dokumentari për tifozët kosovarë të Liverpoolit që udhëtuan në Stamboll për ta parë ekipin e zemrës (video)

Aktori i njohur kosovarë, Kushtrim Sheremeti ka realizuar një dokumentarë të udhëtimit të tifozëve të Liverpoolit nga Kosova për në Stamboll për ta shikuar ndeshjen e Super Kupëës në mes Liverpoolit dhe Chelseait.

Në këtë dokumentar po ashtu tregohet se si është formuar tifo grupi i tifozëve të Liverpoolit nga Kosova me emrin Kosova Reds.

Sheremeti në dokumentar tregon se ky grup i tifozëve është themeluar në vitin 2005 mirëpo në vitin 2013 është bërë edhe klub zyrtar i tifozëve që është edhe një ndër klubet e para të tifozëve në ballkan.

Në këtë dokumentar të mrekullueshëm shihet i gjithë rrugëtimi i këtyre fansave të flakët që nga nisja nga Kosova e deri te arritja në Stamboll me plotë momente emocionuese e po ashtu edhe qesharake.

Në këtë udhëtim ishin sipas Kushtrimit ishin më shumë se 100 tifozë dhe pritnin që edhe shumë të tjerë të ju bashkoheshin atyre, po ashtu nuk mungoi as flamuri kombëtarë që zuri një vend të rëndësishëm në Stamboll.

Këtë ndeshje pas penaltive arriti ta fitoj Liverpooli e reagimet e këtyre tifozëve ishin të papërshkruara, plotë emocione e gëzim ashtu siç ju ka hije tifozëve.