Doli shëtitje nga Liqeni, ndërron jetë 53-vjeçari, ja dyshimet e policisë

0
297

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi është marrë nga ambulancas në gjendje të rëndë nga “Liqeni artificial”.

Policia bën me dije se 53-vjeçari është identifikuar në gjendje të rëndë dhe më pas ata kanë thirrur ambulancën, ku ka ndërruar jetë më pas në spital.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjëndje të rënduar shëndetsore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.