Donis Avdijaj shkëput kontratën me Trabzonsporin

0
235

Donis Avdijaj vazhdon të mbetet ai i njëjti. Aventura në Turqi i ka zgjatur shumë shkurt.

Ylli i Kosovës nuk ka pasur aventurë të mirë as te Trabzonspor.

‘beIN Sports TR’ njofton se Trabzonspor dhe Donis Avdijaj kanë shkëputur kontratën.

23 vjeçari ka regjistruar tetë paraqitje me Trabzonspor në Superligën e Turqisë, gjatë edicionit 2019/20, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Ai ka pasur edhe dy paraqitje në Kupën e Turqisë, ku nuk ka arritur të lë gjurmë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Avdijajt.