Dorëhiqet e gjithë kryesia e degës së Aleancës në Butel

E gjithë kryesia, bashkë me kryetarin dhe sekretarin e degës së “Aleancës për Shqiptarët”, dega në Butel – Shkup kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në “Aleancën për Shqiptarët”.

Nuk dihen motivet dhe pse ka ndodhur kjo, por për situatën e krijuar sot është thirrur mbledhja e degës së Aleancës për Butelin ku do të analizohet situata e krijuar.

Ditë më parë anëtari i kryesisë qendrore të “Aleancës për Shqiptarët” nga Buteli i Shkupit, Arban Balliu ka reaguar në profilin e tij në facebook për anashkalimin që ua ka bërë “Aleanca për Shqiptarët” në takimin e zhvilluar në Shkup me qytetarët. /albeu.com/