Dorëhiqet kryetarja e SPD në Gjermani, rrezikohet koalicioni i Merkel

Andrea Nahles, kryetarja e Social Demokratëve të Gjermanisë, ka njoftuar dorëheqjen e saj pas rezultateve të dobëta të partisë në zgjedhjet evropiane.

Kjo lëvizje mund të destabilizojë koalicionin e Angela Merkel.

Andrea Nahles njoftoi dorëheqjen e saj si udhëheqëse e Partisë Social Demokratike (SPD) dhe grupit të saj parlamentar, duke thënë se ajo donte t’i jepte partisë mundësinë për tu riorganizuar dhe zgjedhur pasardhësin e saj në një mënyrë të rregullt.

Zgjedhja e pasardhësit të Nahles mund të jetë vendimtare për Kancelaren Angela Merkel, Bashkimi Kristian Demokratik Konservator (CDU) i cili udhëheq qeverinë gjermane në koalicion me Social Demokratët. Një udhëheqës më i mprehtë i SPD-së potencialisht mund ta çojë partinë jashtë aleancës, duke i dhënë fund kancelarisë së Merkelit.

“Diskutimet brenda grupit parlamentar dhe reagimet e shumta nga partia më kanë treguar se nuk kam më mbështetje për mbajtjen e këtyre zyrave”, shkruante Nahles në një deklaratë për anëtarët e SPD. Ajo tha se do të japë dorëheqjen si kreu i partisë të hënën dhe si udhëheqëse parlamentare të martën.

Dorëheqja e Nahles pasoi rezultatin e dobët të partisë së saj në zgjedhjet parlamentare të majit, që e renditën SPD-në të tretën pas CDU dhe të Gjelbërve, me vetëm 15.8% të votës gjermane, një rënie prej 11 pikësh nga zgjedhjet e fundit në BE 2014. Ky ishte rezultati më i dobët historik i Social Demokratëve dhe kjo padyshim që është një shenjë e dhënë nga populli gjerman për qeverisjen.

Nahles do të përballej me një votëbesim për lidershipin e saj ditën e martë, pasi vendimi për të qëndruar në koalicion me partinë e Merkel u kritikua nga partia e saj. /Opinion.al

Lini një Përgjigje