Dortmund gati të ofrojë 35 milionë euro për Milot Rashicën

0
392

Një lajm sensacional vjen nga Gjermania, ku raportohet se gjigantët e Borusias së Dortmundit kërkojnë me ngulm Milot Rashicën.

Lojtari i Kosovës po dhuron paraqitje fantastike me Verder Bremen në Bundesligë duke tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha.

Fillimisht u përfol se Bajerni i Mynihut kishte shfaqur interes për djaloshin nga Vushtria, por tanimë në skenë futet fuqishëm Dortmund.

Sipas televizonit “Sport 1”, në Gjermani, ai mund të mbetet sërish në Gjermani, pasi Dortmundi është gati të bëjë një çmenduri për Rashicën.

Verdhezinjtë janë gati të paguajnë 35 milionë euro për mesfushorin me tipare sulmuese. Rashica shihet nga drejtuesit e Dortmundit si zëvendësuesi më i mirë i Sanços, që mund të kalojë te Reali në merkaton e verës.

Kujtojmë që Miloti ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare U21, dhe ka debutuar në ndeshje miqësore me kombëtaren e madhe, por mandej zgjodhi ta vazhdojë karrierën me Kosovën.

Ai po kthehet dita ditës në një lider të padiskutueshëm për përfaqësuesen “dardane”, ndërsa po hedh hapa të mëdhenj edhe në arenën ndërkombëtare./shekulli