Dramë në Fier, zjarr e flakë 30 metra në pyjet e Darëzezës (Video)

0
271

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e pyllëzuar në Darëzezë të Fierit duke djegur me shpejtësi qindra mijëra hektarë. Pranë vatrës së zjarrit ka edhe lokale dhe biznese të shumta.

“BalkanWeb” raporton se flakët deri në 30 metra lartësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, e mbjellë me pisha. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Fierit por është kërkuar ndihmë dhe nga qytetet e afërta Roskoveci, Ballshi dhe Lushnja.

Zjarri favorizohet nga era e fortë duke përparuar me shpejtësi. Ende nuk dihen shkaqet por dyshohet për një zjarrvënie. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e Fierit.