Dramë në Lisbonë: PSG e përmbysë Atalantan në fund dhe kualifikohet në gjysmëfinale

PSG e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2-1 dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Paris Saint German e ka përmbysur Atalantan në mënyrë spektakolare duke i shënuar dy gola në fund të ndeshjes.

Mario Pasalic në minutën e 27-të kaloi Atalantan në epërsi, të cilën italianët arritën që ta mbanin vetëm deri në minutën e 90-të.

Marquinhos në minutnë e 90-të barazoi rezultatin në 1-1, para se Choupo-Moting të shënonte golin e fitores në minutën e 93-të.

Parisi në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Leipzig që zhvillohet nesër.