Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së infektohet me Covid-19

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar të gjithë ata që i ka takuar ditëve të fundit të vetizolohen.

Postimi i plotë i Kastratit pa ndërhyrje:

Te nderuar miq,

Dy dite me pare, nuk jam ndjere mire me shendet, dhe dje jam paraqitur per ta bere testin per COVID19.

Sot jam informuar se testi ka dale pozitiv.

Une do te qendroj ne izolim shtepiak sipas rekomandimeve te IKSHP-se.

Ju lus te gjitheve qe jemi takuar diteve te fundit te veteizoloheni per disa dite dhe ne rast se keni simptome, te lajmeroheni tek organet perkatese.