Drejtori i Policisë, Qalaj pjesë e Kongresit të Policisë Evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të PK-së, është duke marrë pjesë në Kongresin e Policisë Evropiane që është duke u mbajtur në Berlin të Gjermanisë.
Ky kongres ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 20 shkurt 2019, njofton Policia.
Pjesëmarrja në këtë kongres, thuhet se do të shfrytëzohet edhe për rritje të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me policitë evropiane në përgjithësi dhe me strukturat policore të Gjermanisë në veçanti.
Përpos bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, vizita ka për qëllim shkëmbimin dhe rritjen e përvojave në parandalimin dhe luftimin e rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e sigurisë, përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, krimin kibernetik, migrimin ilegal dhe çështje tjera.