Drenori i reagon Lladrovcit: Delet në vlerë prej 20 mijë eurosh ia kisha ble edhe pa padi

Xhavit Drenori ka reaguar ndaj padisë që ia ka bërë kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për shpifje.

Ky veprim i Lladrovcit ka ardhur pasi Asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se ka dyshime që Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë i informuar edhe më herët për veprime të paligjshme të policit Vesel Veseli, i cili po dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse 16 vjeçare.

Drenori padinë e Lladrovcit e quan si shantazh dhe frikësim, të cilin ai thotë se po e lufton.

“Me 20 mijë euro, a mundemi me e ble një kope dele?

Delet në vlerë prej 20 mijë euro edhe pa padi i’a kisha ble, por ama me kope duhet me i’a ble edhe një qen besnik qe ja ruan delet.

Pra ky mentaliteti i KËRCËNIMIT, SHANTAZHIT, FRIKËSIMIT, e krejt këto duke thënë që e ka mirë me shefin dhe SISTEMIN e ka në dorë, është pikërisht menataliteti i policit të akuzuar i cili e kishte “përvetësuar” viktimen.

E unë këtë mentalitet e luftoj, pra nuk i nënshtrohem!”i.