Dreshaj i AAK-së paralajmëron radikalizim të veprimeve ndaj Qeverisë: Opozitarizmi intelektual nuk po shihet si efikas

0
165

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, deputetët e shumicës nuk janë duke i marrë parasysh propozimet e opozitës.

“Iniciativat që vijnë nga opozita, qofshin të mira apo të këqija po refuzohen. Zërat konstruktiv nga opozita duhet të dëgjohen dhe pozita të përfitojë nga këto ide”, tha ai.

Ai ka thënë se kjo është e dëmshme për demokracinë e Kosovës.

“Qeverie duhet të sillen pak më ndryshe. Ka shumë ligje që kërkojnë 2/3 e votave dhe LVV nuk i ka këto vota dhe do të duhen votat tona. Frikohem se nëse ne do të vendosim për bojkot, ligjet e rëndësishme nuk do të mund të miratohen dhe vendi do të futet në krizë parlamentare”.

Dreshaj ka thënë se opozita mund të ndërmerr veprime radikale, nëse nuk gjejnë hapësirë në Kuvend.

“Mund të ketë pengim të seancave të ndryshme, mospjesëmarrje fare në seanca e të ngjashme. Megjithatë unë preferojë një opozitarizëm intelektual, por deri më tani ky lloj opozitarzimi nuk po shihet si efikas”, tha ai në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka thënë se në LVV numri i deputetëve aktiv ka filluar të zvogëlohet dhe kjo po shihet dhe nëpër seanca.

Dreshaj ka vlerësuar se mund të këtë deputetë që nuk janë të kënaqur me pozicionin e tyre brenda LVV-së.