Drita kalon tutje në Ligën e Konferencës

0
89

Në një atmosferë fantastike në kryeqytet, Drita ka përmbysur rezultatin ndaj finlandezëve të Inter Turkut dhe është kualifikuar në rrethin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu triumfuan 3:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Marko Simonovski zhbllokoi shifrat në minutën e tretë për 1-0 rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Arbnor Muja me dy gola “ekspres” në minutat 48-të dhe 50-të ngriti avantazhin e nënkampiones së Kosovës.

Drita në rrethin tjetër luan me ekipin belg, Antwerp.