Driton Selmanaj për rrëzimin e Qeverisë Kurti I: Neve s’na besuat, po Kosnettit?

0
91

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj një deklarate të ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori ka thënë se mospajtimet në mes të SHBA’së dhe Qeverisë Kurti I, patën rolin e vet në prishjen e koalicionit qeverisës LDK-VV.

Selmanaj ka pyetur se a ka ende dilemë rreth kësaj cështje, edhe pas deklaratës së Kosnettit.

“Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të”, është shprehur Selmanaj.

Qeveria Kurit I u rrëzua pasi LDK, partneri i koalicionit qeverisës, thirri mocion të mosbesimit në Kuvend.

LDK veproi kështu ditën që ministri i Brendshëm atëbotë, Agim Veliu u shkarkua nga kryeministri Kurti.

Opozita dhe LDK rrëzuan qeverinë dhe formuan një qeveri teknike pa PDK’në, ku kryeministër u zgjodh Avdullah Hoti.

Ky i fundit shkoi në Uashington të Amerikës dhe nënshkroi një marrëveshje ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

“A ka ende dilema?!! Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të. Neve nuk na besonit, po ambasadorit Kosnett?”, shkroi Selmanaj.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij. /gazetametro.net