Dua Lipa bën histori, e para artiste femër që ka këngë të dëgjuara mbi 800 milionë herë

Tanimë asgjë nuk është e pamundur për këngëtaren e talentuar shqiptare, Dua Lipa, e cila nuk ndalet se thyeri rekorde.

Këtë herë këngëtarja shqiptare me famë botërore ka hyrë në historinë e muzikës, pasi është e para artiste që ka këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë.

Ka qenë pikërisht faqja “Music News Facts” e cila merret me faktet më të reja rreth muzikës internacionale, që ka publikuar së fundmi një statistikë rreth artistes shqiptare.

Dua është tashmë zyrtarisht femra e parë në histori të muzikës me tri këngë të dëgjuara mbi 800 milionë herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Ky fakt patjetër që e ka gëzuar në masë të madhe artisten, e cila nuk ka nguruar që këtë postim ta ndajë me ndjekësit e saj në “Twitter” dhe “Instagram”.