Dua Lipa detyrohet të anuloj koncertet për arsye shëndetësore

0
390

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, është detyruar të anuloj dy koncerte me qëllim që të kryej një operacion emergjent dentar.

Ylli i hitit “New Rules” momentalisht gjendet në turne me Bruno Mars në Australi dhe Zelandë të Re, por tani është dashur të tërhiqet nga dy koncerte në Brisbane, të cilat është dashur të mbahen të mërkurën dhe të enjten, pasi është informuar se duhet urgjentisht të nxjerr dhëmbin e saj të mençurisë.

Image“Më vjen shumë keq që më është dashur të anuloj disa nga koncertet e mia me Bruno Mars. Ditëve të fundit kam interpretuar me shumë dhimbje për shkak të dhëmbit tim të mençurisë dhe sipas udhëzimit të dentistit tim dhe një kirurgu oral, duhej ta hiqja menjëherë atë. Po kënaqesha aq shumë me këtë turne dhe jam shumë e shqetësuar që sëmundja më ka dalë si pengesë, por shpresoj se do të shërohem shpejtë dhe do të kthehem në skenë së shpejti. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ka shkruar ajo./ZERI/