Dua Lipa e lumtur për tre nominimet në “Billboard Music Awards”

Dua Lipa është nominuar për tre çmime “Billboard Music Awards”, që do të mbahet më 1 maj në MGM Garden Arena në Las Vegas.

Këngëtarja nga Prishtina me famë botërore është nominuar për “Top New Artist”, “Billboard Chart Achievement Award”, si dhe “Top Dance/Electronic Song”.

Për këtë ajo është shprehur shumë e lumtur.

“Faleminderit Billboard për tre nominimet. Jeta është e çmendur dhe jam shumë mirënjohëse për këtë vlerësim. Veçanërisht këto ditë kur unë po shkruaj dhe po përgatitem për albumin tim të radhës, kjo do të shumë për mua”, ka shkruar Dua Lipa.