Dugolli dorëzon dëshmi në Speciale për Masakrën e Dubravës

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka dërguar dëshmi në Gjykatën Speciale dhe ka bërë kërkesë për hetime tek Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, Alex Whiting

Këtë e bëri të ditur vetë Dugolli, në një konferencë për media, ku tha se me këto fakte, pret nga Whiting që të dëshmojë se Gjykata Speciale është një0etnike dhe e cila i akuzon vetëm shqiptarët.

Tutje, Dugolli tha se Gjykata Speciale duhet të dëshmojë që do t’i gjykojë ata që kanë kryer krime vërtetë përmes masakrave të shumta e vrasjeve masive siç ka ndodhur në majin e vitit 1999 në burgun e Dubravës.