Duhet të duash veten në radhë të parë dhe më pas të tjerët

Për shumicën prej nesh dashuria është një det emocionesh, por ky det është i pakalueshëm për dikë që nuk di se si të reagojë ndaj dashurisë që i falin. Të biesh në dashuri është eksperienca më e bukur, por edhe më kaotikja që mund të të ndodhë.

Të gjithë ne jemi në kërkim të dikujt që të arrijë të mbushë boshllëkun që ndiejmë brenda nesh. Ne jemi si një puzzle jo i plotë, të cilit i mungon një pjesë për t’u plotësuar. Kërkojmë dikë që ta duam dhe të na dojë.

Por së pari, duaj veten tënde.

Dashuria është diçka shumë e çuditshme. Shumë veta e kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar, aq sa humbasin veten në kërkim të saj. Ndoshta një nga leksionet më të mira që na mëson jeta, është të duam fillimisht veten tonë në mënyrë jo egoiste.

Ajo është një formë dashurie që kurrsesi nuk na varfëron. Dashuria për veten është mënyra e vetme që na çon drejt vetëvlerësimit. Shpesh na thuhet që duhet të duam veten, në mënyrë që të duam të tjerët. Është e vërtetë. Nuk ka se si të duam të tjerët, nëse nuk dimë si të duam veten tonë. Por çfarë ndodh nëse ne duam të tjerët, ndërkohë që harrojmë të duam veten tonë?

Shpesh ndihemi jo të denjë për të dashuruar. Të duash është një ndjesi e fuqishme. Të ndihesh i dashur nga dikush, është një ndjesi akoma më e fuqishme. Ndërkohë, nëse ndihesh jo i denjë për të dashuruar, atëherë dashuria bëhet diçka shumë e komplikuar.

Nuk duhet ta lejojmë asnjehërë personin tjetër në çift të na dojë për atë që jemi, pasi në fund i trembemi lëndimit të tij. Nëse ndihemi jo të denjë për të dashuruar, atëherë kemi të bëjmë me një situatë tragjike, pasi të gjithë meritojnë të ndiejnë dashuri dhe dashuria është ndjesi e madhe që të mos ndahet me të tjerët.

Fazat e para të nje lidhjeje janë shumë të rëndësishme për vazhdimin e lidhjes. Nëse ne pushtohemi nga dyshimet, atëherë dyshimet mund ta mbysin dalëngadalë edhe marrëdhënien tonë me dikë. Ndonjëherë pyesim veten “Çfarë po bëj këtu?” apo “Është vërtet kjo gjë ajo që dua?”. Në këto raste është e nevojshme të shohim thellë brenda vetes dhe t’i japim përgjigje pyetjeve.

Të bën të ndihesh i shqetësuar. Të ndjerit e shqetësimeve të turbullon mendjen dhe zemrën. Kur zemra është e turbulluar, nuk do të mundesh dot të ndjesh dashuri. Ti do të gjendesh vazhdimisht në dyshime lidhur me marrëdhënien tuaj, sepse do të vazhdosh të pyesësh veten, nëse gjithçka që ti apo partneri yt meriton, mund të ecë përpara edhe me mangësitë e tua…

Ndihesh shpesh sikur marrëdhënia juaj do të përfundojë nga momenti në moment. Nëse nuk dashuron fillimisht veten tënde, do të të duket sikur marrëdhënia juaj është gjithë kohës në fije të perit për të përfunduar.

Simptomat e pasigurisë përfshin gjithë jetën tënde duke vendosur në rrezik marrëdhënien tuaj. Do të të bëjë të kujtosh gjithë rastet, kur shumë persona të kanë thyer zemrën dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Në momentin kur ti nis të duash veten, dashuria e vërtetë do të vijë tek ty pa qenë nevoja të shkosh ti drejt saj. Nuk duhet të endemi drejt dashurisë së vërtetë, pasi ajo vjen vetë drejt nesh. Duaj veten tënde dhe ajo dashuri ka për të tërhequr drejt teje personin e duhur. / Bota.al