Duke mbajtur fjalim kryeministri i Kanadasë, policëve u bie të fikët

0
235

Dy punonjësve të policisë u ra të fikët teksa po mbante fjalim kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau gjatë një ceremonie për të njoftuar komisionerin e ri, gruaja e parë në këtë post.

Trudeau e quajti Brenda Lucki si komisionerin e parë të përhershëm të Kanadasë për Policinë Mbretërore Kanadeze (RCMP).

Por gjatë ceremonisë 45 minutëshe në Akademinë RCMP në Regina, Sask të premten, dy policë u ligështuan dhe përfunduan përtokë çka u desh ndihma për t’i nxjerrë jashtë sallë.

Një rreshter me RCMP tha pas ceremonisë se ishte ‘shumë e zakonshme që anëtarët të binin në paradë’.

Rreshteri Major Tammy Patterson tha: “Është shumë e zakonshme që anëtarët të zbehen në paradë, ata qëndrojnë gjatë, gjaku nuk qarkullon”.