Dumoshi pas maratonës së Shatrit: Fikreti i fortë si guri

Atleti Fikret Shatri, i cili është edhe veteran i luftës së UÇK-së realizoi rrugëtimin sfidues 257 km. nga Prishtina në Tiranë.

I stërlodhur dhe me lot gëzimi por tejet krenar në shpirt, atleti Fikret Shatri ka arritur tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, duke realizuar rrugëtimin sfidues nga Prishtina për në Tiranë.

45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i përfundoi duke ecur.

Shatri arriti rreth orës 15:30 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim. Ai ishte nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë.

Për këtë vrapim të Shatrit ka reaguar edhe Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

Më poshtë postimi nga Dumoshi: