Durrësi, si ishte dhe si bëhet/ Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me prezantimin e një projekti të përfunduar në qytetin e Durrësit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se vatra e ndotjes në Durrës do të kthehet në park atraksioni për të gjitha moshat.

“Me këtë prezantim të projektit tanimë të përfunduar të transformimit të një vatre të stërvjetër ndotjeje e turpi për Durrësin turistik, në një mushkëri të gjelbër e park atraksionesh për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama duke bashkëngjitur edhe videon./Fokusi.info/