Dy aksidente trafiku në hyrje të Vushtrrisë

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Dy aksidente të raportuara më herët në zonën e Vushtrrisë, janë vetëm me dëme materiale”, tha Zahiti.

Zahiti shtoi se, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe se janë duke u merr me rastin.