Dy anije ndërkombëtare përplasen në Marmara

0
76

Mëngjesin e kësaj të diele janë përplasur dy anije në Detin Marmara.

Benitamou, një anije me flamur panamez 299 metra e gjatë, u përplas me Vanessa-n, një anije me flamur të Barbadosit 172 metra e gjatë, në rrethin Sarkoy të provincës veriperëndimore Tekirdag për arsye ende të panjohura, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Pas ngjarjes, kapitenët e mjeteve lundruese raportuan situatën pranë ekipeve të Drejtorisë së Sigurisë Bregdetare.

Rimorkiatorë u dërguan në rajon për të garantuar sigurinë.

Siç raportohet, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima dhe ndotje të mjedisit teksa për gjithë këtë ngjarje ka nisur një hetim.