Dy lëvizje në qeveri/ Rama i dërgon emrin Presidentit, ja kush zëvendëson Sandër Lleshajn

Çuçi, i cili mban detyrën e Ministrit të Bujqësisë, do të vendoset në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa në vend të tij do të vendoset Milva Ikonomi.

Lajmin, kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, ku thotë se i ka dërguar të dy emrat Presidentit Ilir Meta për dekretim.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.