Dy luanë të bardhë për herë të parë në Kopshtin Zoologjik

0
369

Për herë të parë në Maqedoni, qytetarët mund të shohin luanë të bardhë në kopshtin zoologjik të Shkupit.

Drejtori i kopshti zoologji, Gjorgji Galatanovski njoftoi se sonte ka arritur luanesha e bardhë nga Gjermania, ndërsa nga java e ardhshme do të vijë edhe luani nga Franca.

“Për herë të parë në Shkup dhe Maqedoni do të ketë luanë të bardhë. Planifikojmë të sjellim edhe tigra të bardhë dhe lloje tjera të bardhë. Bashkia e Shkupi investon dhe Evropa po angazhohet që sa më shpejtë, kopshti zoologjik i Shkupit të jetë evropian”, thotë Galaetanovski.

Luanët e bardhë janë lloj i rallë dhe janë mjaft atraktiv për vizitorët./shenja.tv