Dy persona tentojnë ta kidnapojnë 11 vjeçarin në Vushtrri

0
53

Raportohet se në rrugën ‘Blerim Zuqaku’ të Vushtrrisë ankuesi mashkull ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç).

Sipas PK-së, të dyshuarit nuk ia kanë arritur, dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Ankuesit theksoi se djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.