Dy podujevas i drejtojnë “kallashin” policisë, ikin dhe janë ende në kërkim

0
145

Dje në Podujevë në orët e hershme të mengjes dy persona të dyshuar kanë dëmtuar veturën e një personi tjetër. Ai më pas ka lajmëruar policinë.

Mirëpo, ballafaqimi i policisë me dy të dyshuarit nuk ishte i zakontë. Ata i drejtuan armën, AK-47, duke i kanosur zyrtarët policorë dhe më pas janë larguar.

“Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, raporton policia këtë rast.