Dy qytetarë të Kamenicës vdesin si pasojë e COVID-19

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se edhe dy qytetarë të Kamenicës kanë vdekur sot si pasojë e COVID-19.

Ai ka thënë se qytetarët janë të moshës 74 pëkatësisht 71-vjeçare.

“Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth. Ruani më të dashurit tuaj duke vendosur maskën, mbajtur distancë e duke pastruar duart. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kamenicë ka arritur në tetë, ndërsa janë 23 raste aktive.