Dy raste të vjedhjeve në Prizren

Të shtunën në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjeve.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar”, njofton raporti policor.

Ndërsa një personi tjetër i janë vjedhur 100 euro nga një i panjohur.

Edhe ky rast është duke u hetuar nga policia.