Dy taksistë rrihen mes vete në Prishtinë, dalin pamjet

0
92

Dy burra që punojnë si taksistë janë rrahur mbrëmë mes vete në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Në videon e dërguar nga një qytetar në adresë të Klankosova.tv, shihet teksa dy personat fillojnë të përleshen pranë rrugës dhe e vazhdojnë përleshjen fizike në trotuar.

Sipas raportit të policisë, njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar me një mjet të fortë.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 21.09.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ishte sulmuar me një mjet të fortë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.