Dy talentë nga Kosova paraqiten për Dortmundin në fitoren kundër Interit

0
331

Një gjeneratë e re talentësh nga Kosova janë duke u rritur nëpër Evropë.

Kosova këto vite është shquar për numrin e madh të lojtarëve në ligat e ndryshme të Evropës, dhe një numër i tyre sot janë pjesë e projektit të suksesshëm të Kombëtares së Kosovës, që po kërkon kualifikimin për Euro 2020.

Është tani Borussia Dortmund që po promovon dy talentë nga Kosova.

Në ndeshjen e të rinjve të Ligës së Kampionëve, dy lojtarë nga Kosova janë paraqitur për Borussia Dortmund, në fitoren 2:1 ndaj Interit.

Bëhet fjalë për 17 vjeçarët Albin Thaqi dhe Rilind Hetemi.

I pari luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa i dyti mesfushor i avancuar.

Shpresojmë që këta dy talentë shumë shpejtë t’i shohim në ekipet e grupmoshave të Kosovës.