Dy të ftuar të tjerë nga Gjykata Speciale

0
240

Vazhdojnë ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Ftesë nga kjo Gjykatë kanë marrë Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës.

Njoftimin e ka bërë kryetari i OVL UÇK-së Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i tij:

Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës.

Ndihem krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së.