Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Pavlan të Pejës. Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet të jenë lënduar dy persona.

Të përfshira në aksident janë dy vetura përderisa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Njësiti i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesmarrjes në komunikacion, për të parandaluar aksidentet./KosovaSot/