Dyshohet se 200 minatorë kanë mbetur në minierë

Qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike sot, si pasojë e përfshirjes së flakëve që kanë  marrë largpërçuesit të KOSTT në afërsi të kompleksit të Trepçës.
Sipas raportimeve të para nuk ka të lënduar, por dyshohet se 200 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierë.
Policia dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin deri në sanimin e këtij dëmi.