Dyshohet se djali i truprojës së Shpend Ahmetit, kapet me armë pa leje

491

Agron Brajshori, i cili është djali i truprojës së kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, dyshohet se  është kapur nga Policia e Kosovës me armë të paautoruar.

Saktësisht Brajshorit i është gjetur në veturë, një shufer mëtalike e llojit “Hardened – ESP- Police Baton”, të cilën ai e kishte pa leje.

Brajshori është intervistuar nga Policia, por ai ka mohur që arma të jetë e tij.

Gazeta Blic posedon dokumentin policor në të cilil, ai ka deklaruar se vetura është në pronësi të babit të tij, Skender Brajshorit, e që është truproje e Shpend Ahmeti, dhe rrjedhimisht shufra metalike i takon atij.

Prokurori kujdestar e ka inicuar rastin si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.