Dyshohet se një grua në Pejë e hodhën nga vetura, vdiq në rrugë

0
644

SH.R e lindur në vitin 1975 (Sinjali e di indentitetin e plotë), dyshohet se është rrahur për vdekje nga një person deri më tani i panjohur për Policinë e Kosovës. Sipas sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes, gruaja 44 vjeçare që është me prejardhje nga Gjakova, dyshohet se është rrahur e më pas e kanë hedhur nga vetura në rrugë. Rastin në polici e kanë lajmëruar banorët e rrugës “Remzi Hasani” në Pejë, raporton Sinjali. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Kjo ngjarje ka ndoodhur sot rreth orës 12:50, ndërsa për vdekjen e gruas dëri në këtë moment nuk është arrestuar askush.

Versioni i policisë:

“Në 12:50 një qytetar ka informuar policinë se në rrugën “Remzi Hasani”në Pejë, një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrirë në rrugë, njësite policore së bashku me automabulancën kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga vendi i ngjarjes është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, atje mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj”, tha për Sinjalin zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relavante policore, është bërë sigurimi vendit të ngjarjes bashkë me hetuesit. “Po shikojnë hetuesit të gjitha rrethanat rreth rastit se si ka ardhur deri të vdekja e saj”, tha Ibraj.

Sinjalizuesi thotë se gruaja fillimisht është rrahur më pas është hedhur nga vetura në trotuar.