E bëjnë për spital dhe ikin e lënë në mes të rrugës

Sot në Obiliq disa persona janë përleshur, ndërkaq njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.