E çuditshme: Nuk shkojnë për plazh, por për të vjedhur rërë! Autoritetet angazhojnë “rojet e rërës”

0
243

Autoritetet italiane nuk do ta lënë më në ndërgjegjen e turistëve grabitjen ose jo të rërës së rrallë të Sardenjës, por kanë dalë me masa konkrete.

Qyteti italian i Capreras në Sardenjë, i njohur për plazhet e tij të rralla, do të punësojë “roje rëre”, të cilët do të denoncojnë çdo përpjekje për grumbullim të paligjshëm.

“Rojet e rërës” do të jenë civilë, të cilët do të veshin një bluzë për t’u njohur dhe do të raportojnë pranë Drejtorisë së Mbrojtjes Detare, ndërsa veprojnë si ndihmës për rojet bregdetare dhe policinë e Capreras.

Ata do të jenë përgjegjës për monitorimin dhe informimin e turistëve, por edhe për raportimin e rasteve të vjedhjeve.

Ata gjithashtu do të monitorojnë pirjen e duhanit në plazh dhe hedhjen e mbeturinave. Gjithashtu ata do të mbledhin rërën që grumbullohet në trotuaret pranë brigjeve, do të zbrazin koshat e mbeturinave dhe do të pastrojnë zonat e destinuara për duhanpirësit.

“Nuk është gjithmonë e lehtë të raportosh në polici ose të tregosh vendndodhjen e saktë të dikujt duke vjedhur rërë ose duke pirë duhan nën një çadër” në një zonë të ndaluar, sqaroi kryebashkiaku i Caprera Andrea Abis.

“Kjo është arsyeja pse autoritetet vendosën të formojmë këtë grup të “njerëzve që veprojnë direkt në plazh dhe mund të jenë më efektivë”.

Ditët e fundit, 200 kg rërë e bardhë u kap në aeroportin Elmas nga shërbimet e sigurisë që raportojnë në faqen e tyre në Facebook nën titullin “Sardenja e grabitur dhe e plaçkitur.”

Më 15 gusht, një çift francez u arrestuan në Sardenjë me 40 kg rërë në makinën e tyre, ndërsa po përgatiteshin për të hipur në një traget për në Porto Torres për të udhëtuar në Toulon. Rëra ishte vjedhur nga plazhi Kia në Sardenjë dhe ishte vendosur në 14 shishe plastike.

Çifti i tha policisës se nuk e dinte që mbledhja e rërës ishte e paligjshme.

Në Itali, vjedhja e rërës, guaskave dhe gurëve dënohet deri në gjashtë vjet burg, ndërsa në Francë gjobat për mbledhjen e rërës ose guackave mund të arrijnë deri në 1.500 euro.